Shëndeti
Përshpejtohet procesi i vaksinimit, OBSH aprovon ‘Sinopharm’
Deri më sot OBSH kishte dhënë leje për përdorim vetëm të vaksinave të prodhuara nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna”, “Johnson & Johnson” dhe “Astra Zeneca”.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Organizata Botërore e Shëndetësisë aprovoi të premten për përdorim emergjent vaksinën anti-COVID “Sinopharm”. Bëhet fjalë për vaksinën e parë kineze që merr dritën e gjelbër të OBSH-së, teksa po prodhohet në shumë vende të botës.
Deri më sot OBSH kishte dhënë leje për përdorim vetëm të vaksinave të prodhuara nga kompanitë “Pfizer”, “Moderna”, “Johnson & Johnson” dhe “Astra Zeneca”.
“OBSH futi në listën e përdorimit vaksinën anti-COVID të prodhuar në Pekin, duke e bërë atë të gjashtën që merr vlerësim për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave të përfshira nga COVAX”, shprehet Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
“Sinopharm” po përdoret gjerësisht në Serbi, ku shumë njësi të lëvizshme vaksinimi po shkojnë tek komunitetet më të cenueshme. Një prej tyre ishte fshati Vrelo, ku një prej njësive shkoi për t’u garantuar banorëve akses tek dozat.
Një maratonë treditore vaksinimi nisi të premten në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku autoritetet po nxitojnë të vaksinojnë vendin me mbi 19 milionë banorë.
Eventi mbështetet nga 1.200 vullnetarë, ndërkohë që do të shtrihet edhe në qytete të tjera.
Mbi 500 persona janë vaksinuar në tre ditë në periferitë e Parisit, pasi autoritetet shëndetësore ngritën pika vaksinimi në zemrën e lagjeve kryesore.
Autoritetet synojnë të injektojnë dozat tek popullsia që nuk ka për qëllim apo i mungon motivimi për të lënë një takim në qendrat e mëdha të vaksinimit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
