fbpx
Lidhu me Ne!

Beba Ime

Përse bebet na buzëqeshin

Publikuar

Pak gjëra në jetë ofrojnë aq shumë lumturi sa buzëqeshja e parë e një bebeje. Sipas një studimi të shkencëtarëve të Kalifornisë nga Universiteti i San Diegos, foshnjat duket se e kuptojnë në mënyrë të përsosur se si duam që ato të na bëjnë të lumtur. Shkencëtarët pohojnë se foshnjat me vetëdije qeshin me nënat e tyre, sepse ato presin që nënat t’ua kthejnë me të njëjtën shprehje të fytyrës.

Në të vërtetë, bebet e vendosin këtë lloj komunikimi me nënën, sepse e duan ta shohin se si buzëqesh. Bebet kanë treguar sjellje specifike kur nënat e tyre kanë buzëqeshur në krahasim me sjelljen kur kanë pasur shprehje serioze të fytyrës. Bebet u kanë buzëqeshur nënave kur nënat duke i shikuar drejt në sy kanë buzëqeshur, gjë që shkencëtarët edhe e kanë pritur.

Në një situatë kur nënat e buzëqeshura tashmë (nga më të hershmet) i janë kthyer foshnjës së tyre, ka ndodhur e kundërta: foshnjat nuk ua kanë kthyer gjestin.  Në të vërtetë, bebet kanë kthyer qeshjen vetëm kur ajo ka qenë spontane dhe ekskluzivisht e drejtuar dhe e dedikuar atyre. Shkencëtarët të cilët zhvilluan eksperimentin gjithashtu konfirmuan se është e nevojshme të luani me foshnjat, në mënyrë që ato të buzëqeshin.

Studimet kanë treguar prej kohësh që fëmijët mësojnë duke imituar. Perceptimi i tyre është shumë i mprehtë që nga mosha e hershme dhe gjithçka që bëhet me ta zgjon te fëmija përgjigje neurologjike. Pra, nëse bebja sheh që nëna është e lumtur derisa e shikon atë, do ta kopjojë, nëse të rriturit me dorë marrin lodrën, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe fëmija.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021