fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

“Përplasje” në PDK

Anëtarë të PDK-së po kërkojnë të mbahen zgjedhje të reja brenda partisë. Partia Demokratike e Kosovës që nga 6 nëntori i vitit 2020 ushtrues detyre të kryetarit ka Enver Hoxhaj. Ky ka marrë në duar timonin e partisë qëkur u konfirmua aktakuza ndaj Kadri Veselit. Kjo parti në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit doli e dyta në listë me 19 karrige të siguruara në Kuvendin e Kosovës.

Publikuar

Ky rezultat jo fort i kënaqshëm ka nxitur reagime te anëtarë të partisë që po kërkojnë shkarkimin e kryesisë. Ish-kandidati për deputet nga kjo parti e anëtari i këtij subjekti, Bujar Cakolli ka thënë që kryetari Hoxhaj duhet të jep përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve. Cakolli më tej vlerëson që duhet të mbahen zgjedhje të reja brenda partisë ku do dal edhe kryesia e re.

E anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj ka thënë që individë të caktuar e kanë uzurpuar partinë. Tutje Çelaj thekson që ka edhe të tjerë brenda PDK-së që po kërkojnë përgjegjësi për rezultatin në 3 palë zgjedhjet e fundit, shkruan Express.

PDK mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë para një jave, aty u vendos që të mos votohet për presidente. Vjosa Osmani. Ndër tjera në këtë takim sipas njoftimit të PDK-së, u autorizua partia për hartimin e një dokumenti strategjik për reformë të brendshme, i cili do t’i japë drejtim sjelljes sonë politike, mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe krijimin e frontit opozitar përballë pushtetit. E një ndër emrat që u përfol për kryetare të kësaj partie është ai i ish ambasadores në Uashington, Vlora Çitakut.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021