Një person ka marrë lëndime fizike , si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur e në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë
Sic raporton RTK, lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, sipas të cilës pas marrjes së informacionit njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.