Lajme
Përkundër ftesës së Rames, Shqipëria nuk i pranon mjekët kosovar për të marrë vaksinën antiCOVID

Publikuar
2 vjet më parëmë

Autoritetet shëndetësore nuk do të pranojnë më asnjë mjek nga Kosova për t’u vaksinuar me vaksinën anti-COVID, pa miratimin nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Kështu deklaruan për Radio Televizionin e Kosovës, ekipet mjekësore në Kukës. Sipas tyre pa ndonjë shkresë zyrtare asnjë mjek nga Kosova nuk do të mund të vaksinohet.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka deklaruar se nuk kanë pranuar shkresë zyrtare për vaksinimin e personelit shëndetësor kosovar në Shqipëri dhe se listën e personelit mjekësor që duan në mënyrë vullnetare të vaksinohen në Shqipëri ende nuk e kanë pranuar nga SHSKUK dhe IKSHPK.
“MSh nuk ka refuzuar këtë ndihme simbolike, por është e kuptueshme që fokusi është që vaksinimi të fillojë sa më parë në Kosovë. Deri tash, MSh nuk ka marrë ndonjë liste të personelit shëndetësor të deklaruar për të shkuar për vaksinim të organizuar në Shqipëri”, thuhet në përgjigjen e MSH-së, për Telegrafin.
Nga ky institucion thonë se nuk kanë pasur komunikim me shkresa, përveç kontakteve mes ministrave dhe se gjesti i Qeverisë së Shqipërisë është mirëpritur nga Ministria e Shëndetësisë./tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
