Lajme
Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse
Mund ta kuptoj plotësisht padurimin e Kosovës, marrë parasysh kohën e gjatë që kur BE-ja ka premtuar anëtarësimin potencial për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pra, mendoj se kjo është vazhdimësi e aplikimit të Kosovës, pasi paraprakisht aplikoi në Këshillin e Evropës.

Përgjigjja e Bashkimit Evropian ndaj aplikimit të Kosovës për anëtarësim në bllok, do të ndikohet nga pesë shtetet mosnjohëse. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, ish-drejtori i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Michael Leigh.
Në këtë intervistë dhënë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Leigh nga Fondi Marshall gjerman, po ashtu shpjegon se cilët janë hapat e Kosovës drejt BE-së dhe pse rasti i Kosovës është më i komplikuar.
Ai, po ashtu, thekson se Qeveria e Kosovës nuk pret që BE-ja shpejt të marrë vendim për anëtarësimin e Prishtinës në bllok.
Radio Evropa e Lirë: Kosova ka dorëzuar aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, që praktikisht është e paprecedent, marrë parasysh se jo të gjitha shtetet anëtare të BE-së e konsiderojnë Kosovën shtet. Në anën tjetër, Kosova është një shtet, të cilit i është premtuar perspektiva evropiane për më shumë se dy dekada. Sipas jush, si do të veprojë dhe reagojë BE-ja pas aplikimit?
Michael Leigh: Mund ta kuptoj plotësisht padurimin e Kosovës, marrë parasysh kohën e gjatë që kur BE-ja ka premtuar anëtarësimin potencial për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pra, mendoj se kjo është vazhdimësi e aplikimit të Kosovës, pasi paraprakisht aplikoi në Këshillin e Evropës. Në të njëjtën kohë, siç e përmendët, janë pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet, dhe kjo normalisht se do të ndikojë në përgjigjen e Bashkimit Evropian lidhur me këtë aplikim.
