fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Përgatitorja, merkato dhe misioni titull/ Duro: Ka shumë konkurrencë te Struga

Publikuar

Struga vazhdon fazën përgatitore në Antalia. Skuadra e Shpëtim Duros ka si objektiv mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa kryeson me 39 pikë. Një më shumë se Shkupi dhe katër mbi Shkëndijën.

Ekipi liqenor ka luajtur dy miqësore në tokën turke. Përballë ekipit rus Orenburg (1-5) dhe kundër polakëve të Arkës (1-1). Përballje ku për shënoi Radeski për skuadrën shqiptare.

Tekniku Duro u shpreh i kënaqur me kushtet dhe me gjendjen e skuadrës, që do të tentojë deri në fund të sigurojë titullin e dytë në histori.

Lexoni edhe:

Është në përfundim java e tretë e përgatitjeve. Kemi filluar në Strugë, afro 15 ditë përgatitje. Mbaruam javën e parë, këtu në Antalia. Jam në përgjithësi i kënaqur me punën, sidomos kur janë kushte jashtëzakonisht të mirë të akomodimit dhe stërvitshmërisë. Skuadra po përgatitet mirë.

Jam shumë, shumë i kënaqur deri në këto momente. Çdo gjë ka shkuar pozitive, edhe pse nuk e kemi patur skuadrën e plotë. Për arsye të ndryshme kemi dy futbollistë që nuk janë bashkuar me skuadrën. Që do ta plotësojnë skuadrën në të ardhmen. Këto janë problemet.

Kemi dy lojtarë që na janë afruar së fundmi, që do e ndihmojnë skuadrën në realizimin e objektivave. Por është shumë herët për të dhënë një mendim 100%, sepse lojtarët kanë ardhur para 2-3 ditësh.

Nuk kemi patur ndryshime, edhe nga sezoni i kaluar edhe në verë. Vetëm 2-3 ndryshime. Baza e skuadrës ka qenë. Janë 16-17 futbollistë që do të përballojnë fazën e dytë të kampionatit. Ka konkurrencë në të gjithë pozicionet. Them se kontingjenti është i mjaftueshëm.

Miqësoret? Kemi zhvilluar dy ndeshje përgatitore me skuadra të mira. Jam i kënaqur me ndeshjen e parë, sidomos me pjesën e parë. Por kemi patur edhe probleme, që duhet t’i eliminojmë deri në fillimin e kampionatit. Në përgjithësi edhe në takimin e dytë skuadra luajti mirë. Ishte e pozicionuar mirë, jam i kënaqur”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook