fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Përfundon periudha e votimit përmes postës

Publikuar

Është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se, deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Vazhdo më shumë