Lajme
Përdorimi i makinerive të renda ushtarake, SHBA trajnojnë Ushtrinë e Kosovës
Ky trajnim mbështet FSK-në për tranzicionin 10 vjeçar

Ushtria Amerikane ka nisur procesin e trajnimit për ushtarët e Kosovës, në përdorimin e makinerive të renda ushtarake siç janë autoblindat dhe makineritë të tjera të kësaj kategorie.
Siç njofton Ambasada e SHBA, në Prishtinë, ku proces ka nisur të hënën në kampin Bondstel.
“Dje ushtria amerikane ka siguruar trajnimin për shoferë dhe familjarizimin në mekanikë në Automjetin e Sigurisë dhe të Blinduar M1117. Ky trajnim mbështet FSK-në për tranzicionin 10 vjeçar. Shoferët e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të mëdha të transportit për njësitë e sigurisë”, thuhet në njoftim.
