fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Për ta ruajtur identitetin kombëtar, shqiptarët e Zvicrës ndërtojnë “Qendrën Islame Shqiptare”

ë këtë objekt në qytetin Reinach, në kantonin Argau, xhamisë i është shtuar edhe nga një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.

Publikuar

U hap të shtunën, në Natën e Madhe të Kadrit, për të qenë në dispozicion të besimtarëve të enjten, në Ditën e Bajramit, ndërsa u tha se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

Qendra Islame Shqiptare “Tulipan”, do t’i shërbejë shqiptarëve të Zvicrës. Këta të fundit kontribuuan me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.

Në këtë objekt në qytetin Reinach, në kantonin Argau, xhamisë i është shtuar edhe nga një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.

“I përfshin të gjitha kërkesat dhe atributet e një shoqate në mërgim, duke nisur nga më të shtrenjtit tonë, fëmijët parashkollorë, e deri te mosha jonë më e pjekur, pleqtë”, shpjegon Azir Jusufi, kryetar i qendrës.

Jusufi shton se këtu do të tentohet ruajtja e identitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Aktivitetet e saj përfshihen në ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe fetar, ruajtjen nga asimilimi, po ashtu, përgatitjen e gjeneratave të reja në aspektin edukativ dhe arsimor”, tregon ai.

Tulipani është xhamia e vetme shqiptare në rrethinë, ndërsa imam do të jetë Halil Ademi. Bashkësia Islame Shqiptare do të jetë pronare dhe mbikëqyrëse e qendrës.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021