fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Për sot paralajmërohet mbajtja e seancës për zgjedhjen e presidentit

Mimoza Kusari-Lila tha se mbajtja e seancës po planifikohet të thirret për të shtunën pasdite.

Publikuar

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot (3 prill) në një seancë të jashtëzakonshme për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se mbajtja e seancës po planifikohet të thirret për të shtunën pasdite.

Kusari-Lila kishte konfirmuar më herët se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe se për postin e presidentit kandidojnë dy persona: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Për zgjedhjen e presidentit duhet që të votojnë së paku 80 deputetë. Ish-partia e Osmanit, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në opozitë, gjatë kësaj jave ka thënë se do të marrë pjesë në votimin e presidentit. Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të veprojnë deputetët e LDK-së, pavarësisht vendimit të kryesisë së kësaj partie që të mos bëjnë pengesa në zgjedhjen e presidentit.

Vazhdo më shumë