fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Për këto arsye u arrestuan 8 zyrtar policor

Publikuar

Inspektorati Policor ka dhënë detaje për arrestimin e 8 zyrtarëve policor nga stacioni policor jugu në Prishtinë

Përmes një komunikatë për medie, Inspektorati ka thënë së si rezultat i hetimit sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë është realizuar operacioni i koduar me emrin “Jugu” me ç ‘rast janë arrestuar tetë zyrtarë policorë me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi “dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë hetuesit e IPK-së kanë realizuar kontroll në tri lokacione në Prishtinë ku në cilësi të provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme” , thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës) .

Hetimi  lidhur me këtë rast kishte filluar kohë më parë pas pranimit të një ankesë dhe informacioneve përmes rrugëve operative me dyshimin fillestar se një zyrtar policor ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Hetimi është zgjeruar duke përtfshirë si të dyshuar edhe disa zyrtarë tjerë policorë dhe ka përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake dhe me përkrahjen edhe nga Policia e Kosovës.

Si rezultat i hetimit sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë është realizuar operacioni i koduar me emrin “Jugu” me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtarë policorë me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë hetuesit e IPK-së kanë realizuar kontroll në tri lokacione në Prishtinë ku në cilësi të provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale./tg/