fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Pentagoni përfshihet në transformimin e FSK, në forcë mbrojtëse

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

Publikuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, ministrin Armend Mehaj e gjenerallejtënant i FSK-së Rrahman Rama.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në Twitter.

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

“Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, ministrin Mehaj, & gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit të FSK-së në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA & #NATO”, shkroi Kosnett.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021