Botë
Pengesa në Republikën Çeke, pakënaqësi në Sllovaki

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në dallim me Austrinë, në anën çeke u formuan bllokime trafiku prej kilometrash të gjata, për shembull në autostradën A17 nga Praga në Dresden. Siç raportoi Drejtoria Federale e Policisë Pirna, udhëtarët u ndeshën me disa orë kohë pritjeje gjatë ditës. Që të dielën, udhëtarëve u duheshin një ose dy orë për të vazhduar udhëtimin, pasi hynë në fuqi kontrollet kufitare.
Shoferët sllovakë të kamioneve gjithashtu i ndjenë pasojat. Sllovakia, e cila nuk ka kufi të përbashkët me Gjermaninë, u klasifikua nga qeveria federale si një e ashtuquajtur zonë e variantit të virusit për shkak të numrit në rritje të varianteve të koronavirusit. Ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok ndërhyri te Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, sepse shoferëve u kërkohej një test i detyrueshëm.
Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides gjithashtu i kritikoi rregullat gjermane të hyrjes. “Frika nga variantet e koronavirusit është e kuptueshme. Por e vërteta është se virusi nuk mund të ndalet nga kufij të mbyllur,” tha ajo të dielën për “Augsburger Allgemeine”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
