fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Penalltia e radhës i takon Leaos”, Pioli: Hidhërim dhe keqardhje për rezultatin

Publikuar

Milan koleksionoi një barazim zhgënjyes në javën e 22 të Serie A, teksa kuqezinjtë u ndalën në shtëpi nga Bologna. Ndeshja e zhvilluar në San Siro u mbyll me rezultatin 2-2, me vendasit që shpërdoruan edhe dy penallti. Pas sfidës, tekniku Stefano Pioli theksoi se në ambientin kuqezi ndjehet zhgënjimi ndërsa shtoi se penalltinë e radhës do ta godasë Leao.

“Ka shumë hidhërim dhe keqardhje për faktin që nuk fituam, shpërdoruam shumë raste, pa përmendur edhe dy penalltitë. Më vjen shumë keq sepse në fushë lojtarët dhanë gjithçka, kishte shumë kualitet në lojë.

Lexoni edhe:

Penalltitë një problem? Giroud dhe Theo janë goditësit e parë, por ndaj Bolognas nuk patën fatin me vete. Leao më kërkoi që penalltinë e radhës ta gjuajë ai, edhe pse në stërvitje nuk shënon shumë nga 11-metrat. Ndoshta në ndeshje do të jetë ndryshe, ta shohim.

Nëse ndeshja do të përfundonte me fitoren tonë, atëherë do të kishim fituar edhe më shumë besim për të ardhmen. Megjithatë, nëse skuadra luan në këtë formë dhe krijon raste, përveç dy penalltive të humbura, do të thotë që përtej gjithçkaje paraqitja ishte ajo e duhura. Në golin e dytë të Bolognas vuajtëm një naivitet dhe e pësuam. Zirkzee? Është një lojtar i madh, e kam ndjekur prej kohësh. Lojtar fantastik që ka gjithçka”, u shpreh Pioli.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook