fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Pëlqehet nga Ancelotti, Real Madrid “sulm” total për zbulimin e Juventus

Publikuar

Andrea Cambiaso në fokusin e gjigandëve të LaLiga-s, Real Madrid. Anësori i Juventus po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në radhët e bardhezinjve teksa trajneri Massimiliano Allegri e ka një “xhol” të vërtetë pasi e aktivizon në disa role.

Sipas “Corriere Dello Sport”, 24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti dhe në këtë formë, “Los Blancos” janë duke menduar për një ofertë në merkaton e verës. Cambiaso është i lidhur me Juventusin deri në vitin 2027, megjithatë “Zonja e Vjetër” është e gatshme të heqë dorë nga italiani në rast të një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Lexo edhe:

Në këtë sezon me Juventusin, Cambiaso është aktivizuar në 19 ndeshje të Serie A duke realizuar edhe një gol.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook