fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Peci: Reagimi i PDK-së ndaj vizitës se Osmanit dhe Kurtit në veri, në linjë me atë të Listës Serbe

Publikuar

Këshilltari i u.d. Presidentes se vendit, Faton Peci, e ka konsideruar reagimin e PDK-së ndaj vizitës se Osmanit dhe Kurtit në veri, në linjë me atë të Listës Serbe, duke shtuar se reagimi i sotëm i PDK-së  është poashtu pranim i dështimit për mos ushtrim të autoritetit të të gjitha qeverive të saj, prej 20-vjetësh në veri të vendit.

“Me këtë reagim, ata dëshmuan paaftësinë e tyre për ta qeverisur atë pjesë, sikurse dëshmuan edhe për pjesën tjetër të Kosovës. Madje, ky subjekt nëpërmjet njeriut të vet, ish-presidentit Thaçi le që dështoi të vendos autoritet në këtë pjesë, por e vuri tërësinë territoriale të Kosovës në Pazar”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai ka thënë së ata e mbaruan vizitën e tyre me sukses të plotë në veri të vendit. Reagimet për vizitën nuk e zhbëjnë atë. Ne jo vetëm që ishim, por do të jemi sërish atje. Jo për të bërë fushatë, por për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit, të cilin PDK dhe satelitët e saj nuk arritën ta bëjnë prej dy dekadash!

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021