Lajme
PDK ia keput shpresat Kurtit

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se kjo parti do të qendroj në opozitë dhe nga aty do të luj rol konstruktiv në të mirë të zhvillimeve politke që janë në interes të shtetit të Kosovës.
Hoxhaj, keshtu ka shkruar në faqen e tij në Facebook, menjeher sic ka thënë ai pas takimeve që ka pasur më strukturat e kesaj partie në komunat e Rrafshit të Dukagjinit.
“Mbrëmë isha në Rrafshin e Dukagjinit, ku takova kryesitë e degëve të PDK-së në Pejë, Gjakovë dhe Deçan për të diskutuar për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit. Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka thënë se iu ka shprehur mirënjohje secilit anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
