fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

PDK e gjykon Kurtin për menaxhimin e pandemisë

Deliu e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç thotë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve por jo i personave që janë të prekur me Coronavirus

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës, vendimet e fundit të Qeverisë Kurti për ndryshimin e masave kundër Covid 19, i ka cilësuar  si vendime jo profesionale, jo të peshuara mirë, të cilat përveç që nuk janë duke e ndihmuar zhvillimin ekonomik, ato janë duke e penguar atë, ndërkohë që mos sigurimin e vaksinave e e quajnw dështim të Kurtit dhe shqetësues e vlerësojnë faktin që janë ulur rastet e testimeve.

Deputetja e Kuvendit nga PDK, Blerta Deliu-Kodra tha se rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizniset.

Deliu-Kodra rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizniset.

“Ne si parti në opozitë kemi shfaqur shqetësimet tona për mënyrën se si Qeveria Kurti po menaxhon me pandeminë dhe ky rishikim i masave dhe ndryshimi që është bërë pas vendimit dy javor flet për një vendim jo të peshuar mirë dhe jo profesional dhe të ngutshëm i cili nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizniset dhe çka kemi parë për dy javë është se kemi parë biznise që janë dëmtuar në sasi të madhe për shkak të masave, dhe qeveria nuk ka siguruar mbështetje për ta dhe ekonomia është dëmtuar për shkak se vikendin e kaluar kanë lëvizur nga kufijtë e Kosovës një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës”.

Deliu e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç thotë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve por jo i personave që janë të prekur me Coronavirus.

Ajo ka theksuar se Qeveria po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës.

“Dështimi me vaksinën që ne e kemi potencuar disa herë dhe Qeveria nuk po është në gjendje që të sigurojë vaksinën dhe ajo çfarë kemi parë gjatë dy javëve është ulu numri i testimeve por nuk është ulur numri i të infektuarve me Covid dhe numri i atyre që në baza ditore kanë humbur jetën për shkak të dështimit të Qeverisë Kurti. Ne së shpejti do ta kemi në debat parlamentar dhe të ofrojmë argumentet tona si opozitë për këtë keqmenaxhim të situatës”.

Deliu-Kodra tha se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë opozitë e zëshme duke adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe në vazhdimësi do të kenë iniciativa për debate parlamentare.

“Mendoj që ne do të jemi opozitë e zëshme shumë që do t’i adresojë kërkesat dhe nevojat që janë në rritje të qytetarëve dhe do ta bëjmë punën tonë ashtu siç është më së miri për t’i adresuar këto sfida që janë të shumta do të jemi në debate, por edhe brenda komisioneve parlamentare, ne do të kemi në vazhdimësi iniciativa për debate për interpelanca”.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021