fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

PDK, bojkoton seancën kur do të propozohet Osmani për presidente

Publikuar

“Nëse duam ta zbatojmë një rregull që e ka imponuar Kushtetuesja, duke e kushtëzuar qëndrimin e deputetëve në seancë, mendoj se deputeti duhet të prezent në çdo situatë në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar disa raste të caktuar nëse nuk janë dakord me atë që ndodh”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se PDK dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.

“Vjosën e kom pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë kaë qëndrime të kundërta”, ka thënë tutje Haliti, në emisionin “Debat” të RTK-së.

Sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr tri pozicionet më të rëndësishme të shtetit, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet demokratik.

“Ose duhet lënë pozitën e presidentit për opozitën, ose të kemi një president konsensual. Në vijmë nga një mendësi e tillë politikë, që domosdoshmërisht duhet ta shkatërrojmë kundërshtarin, mos ta përfillim dhe të ndërtojmë të vetëm institucionet”, ka thënë Haliti. /tg/

 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021