Kosovë
Pavarësisht presionit, Vuciq, thotë së s’do ta njoh Kosovën
Vuçiq ka thënë se dialogu do të vazhdojë në mes të muajit të ardhshëm, teksa ka pranuar se do të jetë nën presion të madh.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë si president njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Një deklaratë të tillë ai e dha gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.
Vuçiq ka thënë se dialogu do të vazhdojë në mes të muajit të ardhshëm, teksa ka pranuar se do të jetë nën presion të madh.
“Ne do të jemi të ekspozuar ndaj një presioni të madh. Në vitin 2008, kur shqiptarët morën vendimin për të lëvizur drejt një shteti me të vërtetë të pavarur, reagimi i shtetit serb ishte zero, sepse udhëheqja jonë e shtetit ishte thjesht ashtu. Tani ka pak hapësirë për marrëveshje kompromisi, pasi që qysh në 2011 kufiri u vendos në Jarinje dhe pala tjetër, pra ajo kosovare nuk përmbush obligimet dhe flet vetëm për njohje”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar: “Do të jem absolutisht nën presionin më të madh të stigmatizuar, por më lejoni të them – unë nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës së pavarur”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
