fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Pasardhësit e Klopp te Liverpool, dy emra në krye të listës

Publikuar

Fill pas njoftimit të Jurgen Klopp se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, ka nisur të ngrihet me shpejtësi edhe pyetja se kush do ta zëvendësojë gjermanin, i cili drejton “The reds” prej 9 vitesh dhe ia doli t’i rikthejë te lavdia e dikurshme.

Emri që shihet si favorit për të zëvendësuar Jurgen Klopp, është spanjolli Xabi Alonso, i cili ka bërë nëj punë të shkëlqyer te Bayer Leverkusen dhe po udhëheq “Aspirinat” drejt titullit të parë kampion në histori.

Xabi Alonso ka një të shkuar të lavdishme si futbollist me “The Reds”, pasi ka qenë pjesë e Liverpoolit për pesë sezone në periudhën 2004-2009 dhe ka fituar një Champions League në verën e 2005-ës, pikërisht në finalen e çmendur ndaj Milanit.

Spanjolli 42-vjeçar rinovoi kontratën në verë me Bayer Leverkusen, por palët kanë një klauzolë që e lejon Xabi Alonson të largohet nëse i vjen një ofertë e rëndësishme nga ndonjë klub i madh. 42-vjeçari ishte favorit edhe për stolin e Realit, por rinovimi me Ancelottin, bëri që dera madrilene t’i mbyllej, ndaj Liverpooli mbetet emri më joshës edhe për vetë trajnerin.

Lexo edhe:

Emri tjetër që pëlqehet në “Anfield Road”, është ai i italianit Roberto De Zerbi, që me Brightonin e tij po u tregon të gjithëve në Premier League se di të ndërtojë skuadra që luajnë futboll të bukur dhe argëtues.

Tekniku italian ka ende kontratë me Brightonin, por mund të lirohet për një shifër modeste prej 4-5 milionë eurosh dhe ka avantazhin që tashmë e njeh mirë Premier Leaguen. Gjithsesi këta janë edhe emrat e parë që kanë dalë, fill pas vendimit të Klopp për t’u larguar, teksa deri në vendimin zyrtar, pritet që të shtohen edhe shumë konkurrentë të tjerë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook