fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Pasardhësi i Klopp te Liverpooli? Xabi Alonso: Dua të jem i sinqertë…

Publikuar

Xabi Alonso dhe Roberto De Zerbi janë dy emrat që përfliten për të zëvendësuar Jurgen Klopp në stolin e Liverpoolit. Gjermani njoftoi sot largimin nga The Reds në fundin e sezonit.

Dhe menjëherë shtypi anglez ka filluar të flasë për trajneri e ri të skuadrës historike angleze. Xabi Alonso është në “pole”.

Spanjolli, një trajner modern që praktikon një futboll argëtues, po udhëheq Bayer Leverkusen drejt titullit të parë në histori në Gjermani.

Klopp surprizon dhe e mbyll me Liverpoolin: Lajm tronditës, por nuk kam më energji

Liverpoolin e njeh shumë mirë, pasi 42-vjeçari veshi për pesë sezone fanellën e kuqe (2004-2009). Në lidhje me mundësinë e rikthimit në Anfield, trajneri i “Aspirinave” u shpreh:

Të jem i sinqertë, për momentin unë nuk duhet të mendoj për hapin tim të ardhshëm në karrierë. Jam në vendin e duhur dhe mendoj vetëm për Leverkusenin.

Lexo edhe:

Kjo është gjithçka që mund të them në lidhje me këtë çështje. Për momentin më intereson të luajmë mirë dhe të fitojmë të shtunën përballë M’Gladbach.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk më intereson fare në këto momente kjo çështje”, thekson Xabi Alonso, i cili komentoi edhe lajmin e largimit të Klopp nga Liverpooli në verë.

U befasova, ishte një lajm surprizues. Respekti de admirimi im për Klopp është rritur gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit. Jo vetëm për atë që ka arritur me Liverpoolin, por edhe për mënyrën se si e ka bërë”.

Premtimi për tifozët e kuq, Klopp: Rrini të qetë, nuk ka shanse të ndodhë!

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook