fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Pas zyrtarizimit të Nemanja Matic, Lyon ëndërron mesfushorin e Tottenham, por merr përgjigje negative

Publikuar

Pas zyrtarizmit të Nemanja Matic, Lyon ka vazhduar me punën në merkato.

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Chelsea-t firmosi për Lyon, teksa mbylli aventurën gjashtë mujore te Rennes.

Lexo edhe: 

Lyon shpenzoi 2.6 milionë euro për shërbimet e 35-vjeçarit që në gjashtë ndeshje me Rennes nuk ia doli për të lënë gjurmë në kampionat.

Megjithatë, drejtuesit e Lyon-it po punojnë intensivisht në orët e fundit të merkatos për të afruar edhe danezin Hojbjerg, me palët që kanë pasur kontaktet e para.

Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi francez po kërkon përforcimin e skuadrës, ndaj dëshiron një lojtar me eksperiencë dhe cilësi në mesfushë.

Madje Lyon, raportohet se ka bërë edhe një ofertë në drejtim të danezit, por ajo është refuzuar nga Hojbjerg.

Pavarësisht se nuk është në rolin e titullarit te “Spurs”, Hojbjerg nuk e dëshiron një transferim në Francë.

Hojbjerg ka kontratë deri në verën e vitit 2025 më Tottenham, ndërsa londinezët e vlerësojnë lojtarin rreth 28 milionë euro, por mediet franceze kanë raportuar se Lyon dëshiron ta sjellë fillimisht në formë huazimi, diçka që mund t’i shërbente edhe mesfushorit pasi në Londër këtë sezon ka pasur një minutazh të limituar.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook