fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

Pas vaksinimit –Çka mendon Kurti për vaksinën AstraZeneca

“Do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejt, sa më shumë qytetarë të vaksinohen”, ka thënë Kurti.

Publikuar

“Vaksina është e sigurtë dhe do të ndihmojë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate. Prandaj inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e vaksinimit”. Kështu është shprehur Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, pas marrjes se vaksinës në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Kurti pas kësaj ka thënë po ashtu se mbrëmë ka ardhur vetëm kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave, andaj sipas tij do të kemi edhe vaksina të tjera.

“Do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejt, sa më shumë qytetarë të vaksinohen. Vaksinat janë të nevojshme, vaksinimi është i nevojshëm. Po përballemi me një pandemi shumë të vështirë, zgjidhja përfundimtare e së cilës natyrisht se është vaksinimi i popullsisë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai ka lutur qytetarët që të vazhdojnë t’i mbajnë maskat dhe t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shendetesore.
“Ju lus të gjithëve të mbani maskat, të mbani distancën fizike, të mbani higjienën dhe evitoni grumbullimet në vendet e mbyllura”, ka thënë Kurti duke i falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë.

“Fillojmë me personelin shëndetësor dhe me më të moshuarit, për të vazhduar më pas edhe me të tjerët” ka përfunduar Kurti./tipografi/