fbpx
Lidhu me Ne!

Beba Ime

Pas një operacioni të rrallë, ndahen binjaket që lindën me kokë të bashkuar

Publikuar

Vajzat binjake njëvjeçare që kanë lindur me kokë të bashkuar, janë ndarë pas një operacioni të rrallë në Izrael.

Operacioni 12 orësh në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba u bë pas disa muajsh përgatitje.

Dhjetëra ekspertë nga Izraeli dhe jashtë tij u përfshinë në këtë ndërhyrje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës tha se vajzat të cilat ende nuk janë emëruar, po shërohen mirë.

“Ata po marrin frymë mirë dhe po hanë vetë,” tha Silberstein.

Është hera e parë që një operacion i tillë kryhet në Izrael, ndërsa në tërë botën janë kryer vetëm 20 të tillë.

Binjaket të cilat kanë lindur në gushtë të vitit 2020, pritet që të bëjnë një jetë krejt normale.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021