fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Parashikimi i rezultatit të 25 prillit, ngushtohet hendeku mes PS dhe PD, LSI në rënie

Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, atëherë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të merrnin pjesën dërrmuese të votave

Publikuar

Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, atëherë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të merrnin pjesën dërrmuese të votave, pasi arrijnë gati në 90% në total.

Sondazhi i katërt kombëtar me intervista të realizuara në harkun kohor 7 mars – 31 mars, parashikon se 49% e votave do të shkojnë për PS dhe 40.5% për PD. Pjesë e parashikimit janë përfshirë jo vetëm ata që e deklarojnë votën e tyre, por edhe votuesit e papërcaktuar përmes një analize me pyetje specifike për të kuptuar se ku do  të shkojë vota e tyre.

Sipas parashikimit, Lëvizja Socialiste për Integrim del se në rang kombëtar do të marrë 6% të votave, kurse 4.5% do t’u takojë forcave të tjera më të vogla politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Parashikimi i rezultati:

PS – 49%

PD – 40.5%

LSI – 6%

Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ka një rritje me 11.6 pikë të PD dhe një rënie me 8.3 pikë të LSI, të cilat gjithashtu në zgjedhjet e kaluara garuan të ndara. Ndërsa PS, e cila në ato zgjedhje mori 48.3% të votave, ka një rritje të lehtë prej 0.7%.

Rënia e madhe e LSI vihet re dhe në ndryshimet në krahasim me sondazhin e parë të MRB për Euronews Albania. Nga 11.2% që ishte parashikimi, ka zbritur në 6. Për PS, ka një rritje të vogël pasi nga 47.3% ka shkuar në 49%, kurse për PD rritja është e fortë pasi nga 34.4% ka shkuar në 40.5%.

Rezultati i 2017:

PS – 48.3%

PD – 28.9%

LSI – 14.3%