fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Parashikimi i motit – Vjeshtë në Pranverë

Cilësia e ajrit edhe ditëve të para të javës në vijim mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm orëve të mbrëmjes, mund të kaloj shkurtimisht në vlera të dobëta.

Publikuar

E hëna do të jetë serish me reshje shiu, vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive, e të martën të shoqëruara edhe me bubullima.

Ditën e mërkurë e të enjte do të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse të mërkurën mbeten mundësi për reshje lokale shiu.  Nga e premta sërish rikthehen reshjet e shiut që vazhdojnë edhe ditën e shtunë. 

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel mund të kemi një periudhë pa të reshura me më shumë diell, si dhe një rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

Cilësia e ajrit edhe ditëve të para të javës në vijim mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare.  Vetëm orëve të mbrëmjes, mund të kaloj shkurtimisht në vlera të dobëta.

19.04 – Kryesisht vranët.  Nga mëngjesi kohëpaskohe priten reshje shiu.  Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar.  Në viset malore priten reshje bore. 

20.04 – Kryesisht me vransira.  Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

21.04 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell.  Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.

22.04 – Paradite me kthjellime.  Ditën do të ketë shtim të vransirave, por mbeten edhe intervale me diell.

23.04 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu kohëpaskohe.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C, e të premten edhe deri në 6C.  Maksimalet luhaten nga 11C deri 14C, e ditën e enjte mund të arrijnë në 17C.

Pas të hënës ku pritet të fryj erë verlindore 4-9m/s, në ditët vijuese do të fryj më shumë erë nga jugperëndimi 3-9m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021