fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Parashikimi i motit për fundjave

Publikuar

Meteorologët parashikojnë për sot një mot të freskët me mundësi që pasdite temperaturat të ngritën.

“Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, nëpër ultësira me mundësi për mjegull ose mjegullinë.  Ditën më butë, kryesisht me diell”.

Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 11C, e në vise malore -8C deri 4C.  Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-5m/s.  Indeksi UV: 5.  Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta.

Ndërkohë për ditën e shtunë meteorologët parashikojnë një mot më të ngrohtë, kryesisht me diell.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje me vranësira kalimtare. Në mëngjes përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë, vende-vende edhe me ngrica të lehta.

Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 15C, e në vise malore -4C deri 9C.  Era do të fryjë mesatarisht nga jugperëndimi 3-8m/s.  Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  Gjatë ditës mund të përmirësohet në vlera mesatare ose të pranueshme.

Ndërsa të dielën ndo të kemi një mot po ashtu të ngrohtë, pjesërisht vranët dhe me intervale me diel. Temperaturat gradualisht shënojnë rritje deri në 2C dhe 4C.  Maksimalet gradualisht në rritje, në fundjavë arrijnë në 15C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera normale./pw/tg/ f.pw.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021