Lajme
Parashikimi i motit: Një javë e ftoftë, na pret

Parashikimet meteorologjike thonë së fillim java do të jetë e ftohtë. Do të jetë kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, që orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes nga rrafshi i Kosovës do të përzien apo shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinore-malore reshje bore.
16.03 – Ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë, e pasdite me mundësi edhe për riga lokale shiu.
17.03 – Ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi edhe për reshje lokale shiu dhe bore.
Temperaturat ditëve të fundjavës në rritje, e nga dita e hënë në rënie. Në fundjavë minimalet rriten deri në 2C, e më pas zbresin edhe deri në -2C. Ndërsa maksimalet në fundjavë rriten deri në 15C, e të hënën zbresin në 5C, e të mërkurën edhe në 4C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s gjatë fundjavës, e gjatë javës së ardhshme nga krahu verior 4-15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.
