fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Paralajmerohet ashpersimi i masave anti Covid-19

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka paralajmeruar për sot pasditë shqyrtimin e mundesisë së rishikimit të të gjitha masave në fuqi anti Covid 19. Hoti ka thënë se po ashtu sot do të merret vendimi edhe për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

“Kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19 dhe kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas takimit me  Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj,  Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19./tipografi/

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook