Lajme
Para rektoratit, protestohet kundër gjuhës seksiste të Kastratit
Kërkohet përjashtimi i tij nga Universiteti i Prishtinës

Publikuar
2 vjet më parëmë

Aktivistë të shoqërisë civile sot organizojnë protestë kundër gjuhës seksiste të deputetit Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës. Ata po ashtu do të kërkojnë përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës.
Protesta mbahet në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke filluar në orën 11:00. Kujtojmë se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente ka shkëputur një fragment nga shkrimtari Faik Konica për të satirizuar ndaj saj.
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me fytyrë të kuqe si piper t’Ohrit”, është pjesa që ka shkëputur Kastrati.
Ai ka fshirë postimin nga profili i tij në Facebook pas kritikave të shumta që mori.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
