Sport
Para dy muajsh firmosi në Greqi, tërhiqet nga futbolli premtimi i madh i futbollit rus

Alan Dzagoev cilësohej si një nga lojtarët më të talentuar të futbollit rus dhe atij europian. Megjithatë, mesfushori me tipare ofensive nuk mundi në asnjë moment t’i përmbushte pritshmëritë dhe ka vendosur t’i japë fund karrierës në moshën 33-vjeçare.
Lexoni edhe:
Vetëm para dy muajsh, në muajin shtator, Dzagoev firmosi në Greqi me skuadrën e PAS Lamia, por që aventura në Ballkan nuk funksionoi. Dzagoev koleksionoi vetëm dy ndeshje në superligën greke, por problemet fizike nuk e lanë të qetë. Ish-futbollisti tashmë, pjesën kryesore të karrierës e zhvilloi në vendlindje te CSKA e Moskës apo Rubin Kazan.
