fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Papa Françesku përfundon vizitën në Irak

Publikuar

Papa Françesku tha të hënën se ai vendosi ta vizitojë Irakun, megjithë rritjen e rasteve me COVID, pas shumë lutjesh dhe meditimesh dhe shtoi se Zoti do t’i mbrojë nga virusi ata që erdhën ta takonin.

Duke folur para gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit nga udhëtimi i tij në Irak, Papa tha se ishte i vetëdijshëm që disa katolikë konservatorë do ta shihnin takimin e tij me Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, si “një ngjarje që e ndante vetëm një hap nga herezia”, por shtoi se nganjëherë është e nevojshme të rrezikosh për hir të marrëdhënieve ndërfetare.

Papa 84-vjeçar tha se kjo vizitë, e para jashtë vendit pas 16 muajsh, e kishte lodhur shumë më tepër se sa udhëtimet e mëparshme.

Por ai shtoi se ndihej “i rilindur” pasi “i dukej sikur kishte qenë i burgosur” nga kufizimet e koronavirusit. Ai tha se “84 vjet nuk vijnë pa një bagazh” dhe se nuk mund të thotë nëse do të bënte më pak udhëtime në të ardhmen.

Papa Françesku u largua të hënën nga Iraku pas një vizite katër ditëshe që përfshinte takime me udhëheqës të krishterë dhe myslimanë, gjatë së cilës predikoi mesazhin e bashkëjetesës.

Presidenti irakian Barham Salih ishte në mesin e atyre që morën pjesë në një ceremoni lamtumire në aeroportin e Bagdadit.

Vazhdo më shumë