fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

PAOK-u mbetet në krye, i merr barazimin AEK-ut në të fundit “duel të heshtur”

Publikuar

U luajt mbrëmjen e së dielës ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionatin grek. Sfida që përmbylli javën e 22-të ishte ajo që vendosi kryesuesin e ri të Superligës helene.

Në “Toumba Stadium” të Selanikut, PAOK-u vendas u përballë me AEK-un e Athinës në një ndeshje shumë të fortë taktikisht. Pjesa e parë e duelit ishte e luftuar mes dy skuadrave, saqë për 9 minuta lojë u morën 3 kartonë të verdhë.

Menjëherë pas kthimit nga pushimi, AEK-u zhbllokoi shifrat me 28-vjeçarin Niclas Eliasson që përfitoi dhe nga një përgjumje e mbrojtjes vendase.

Më tej, PAOK-u u mundua të rigjejë baraspeshën por nuk shfrytëzoi siç duhet rastet e krijuara nga Konstatinos Koulierakis. Në minutat e fundit të takimit, Kirul Despodov kishte në këmbë golin e barazimit, por goditja e këtij të fundit shkoi pranë shtyllës së majtë pingule.

Lexo edhe:

VIDEO/ Eurogol nga goditja e dënimit, Rey Manaj dhuron spektakël në Turqi

VIDEO/ Jo vetëm Manaj, një tjetër shqiptar shënon në Superligën turke

VIDEO/ Cikalleshi protagonist me asist, Konyaspori në avantazh

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Bellingham, kavilja “tradhton” mesfushorin

Kur sytë e të gjithëve do të drejtoheshin nga arbitri i katërt, në zhvillimet e një goditje standarde, Tomaz Kedziora kërceu mbi të tjerët, me goditjen e saktë me kokë dhe duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pesë minutat shtesë e hodhën AEK-un përpara për të rigjetur avantazhin, por PAOK-u mbyll mirë në prapavijë. Sfida mes dy skuadrave ishte e fundit që u luajt pa tifozë, pasi duke nisur nga 13 shkurti stadiumet në Greqi do të rihapen sërish, me rregullat e reja që parashikohen të ashpra nga autoritetet e këtij vendi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook