Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PSD, Shqipe Pantina, ka akuzuar ish kryeministrin Avdullah Hoti dhe ish ministrin e Financave, Hykmete Bajrami, se me vetëdije po lejojnë keqinformimin e qytetarëve, kur është fjala tek shpërndarja e fondit të rimëkëmbjes ekonomike.
Pantina e cila ka qenë pjesë edhe e LVV, ka thënë me këso veprimesh si te Hotit dhe Bajramit, atëherë nuk është për tu habitur se pse LDK i humb zgjedhjet.
“Lista e publikuar nga Ministri Murati me përfituesit me të mëdhenj nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, është vetëm një pjesë e së vërtetës edhe ajo bile e shtrembëruar. Kjo është tipike cfar bëjë popullistët”, ka shkruar Pantina, në profilin e saj në Facebook..
Postimi i plotë i Pantines:
Ja pse #LDK i humbë zgjedhjet!
Lista e publikuar nga Ministri Murati me përfituesit me të mëdhenj nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, është vetëm një pjesë e së vërtetës edhe ajo bile e shtrembëruar. Kjo është tipike cfar bëjë popullistët. Por po aq me faj në këtë rast për (mos) informimin e drejt të qytetarëve është edhe ish Kryeministri Avdullah Hotii dhe ish ministrja Hykmete N. Bajrami ( kjo e fundit kishte dhënë një shpjegim në facebook por është i pamjaftueshëm) të cilët si opozitarë do duhej të dilnin ne konferencë për medie e të denonconin ministrin Murati për përhapje të lajmeve gjysmë të vërteta e që të çojnë në keq informim të qytetarëve, e të ofronin të vërtetën e plotë lidhur me pakon. Por si shumë herë tjera LDK me ngathtësinë e saj e ndihmon keqinformimin e qytetarë dhe me pas habiten pse humbin në zgjedhje!