fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Pano: Partizani ka larguar trajnerët e titujve, nuk po krijon vazhdimësi

Publikuar

Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano kritikoi jo pak vendimet e marra në klubin e kuq gjatë viteve të fundit, duke theksuar se për shkak të tyre nuk kanë arritur të krijojnë vazhdimësi.

Pano solli në vëmendje faktin që “të kuqtë” kanë shkarkuar të dy trajnerët që kanë fituar titujt e fundit kampionë, si Skënder Gegën, ashtu edhe italianin Giovani Colella.

“Klubi nuk po krijon vazhdimësi, për të ecur përpara edhe në Europë. Fituan titullin dhe shkarkuan trajnerin, duke ndalur një projekt që kishte nisur dhe po ecte mirë. Edhe me Gegën vepruan po njësoj, duke e ndërprerë projektin pas titullit kampion. Nuk ecet përpara duke ndryshuar kështu. Nëse kërkon të bësh histori duhet të kesh stabilitet, nuk mund të ndërrosh trajnerë dhe lojtarë.

Lexoni edhe:

Nuk ka stabilitet dhe një rrugë për të ndjekur. Partizani kishte mundësi për të shkuar në grupet e Europës në sezonin e shkuar. Hoqën lojtarë cilësorë si Da Silva. Janë disa gjëra me të cilat duhet të bësh kompromis, Da Silva ishte ndër më të mirët dhe u hoq”, u shpreh Pano.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook