Lajme
Pamja të rralla të Prekazit, pas sulmit mbi familjen Jashari (video)

Pamje të rralla nga sulmi në familjen Jashari, në vazhdimësi në këto vite kanë dal. Në pamjet e mëposhtme të realizuar nga AP, shihet Prekazi pas sulmit mbi familjen Jashari. Në pamje shihen polic dhe paramilitar serb, të cilët ishin pjesë e sulmit ndaj familjes Jashari.
Në 23 vjetorin e rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, kujtojmë se sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj./tg/
