fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Palmer thotë se qëllimi i SHBA-së në dialog është marrëveshja për njohje reciproke

Publikuar

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në DASH, Matthew Palmer, ka thënë se qëllimi i disa administratave amerikane për dialogun Kosovë-Serbi ka qenë marrëveshja për njohje reciproke.

Ai thotë se heziton të përcaktojë ndonjë afat kohor për dialogun, por thotë se SHBA-ja e mbështet fuqishëm këtë proces.

“Unë hezitoj të përcaktoj ndonjë afat kohor specifik për dialogun. Por ne absolutisht ndajmë qëllimin e partnerëve tanë të Bashkimit Evropian për ta shtyrë procesin përpara, specifikisht për ta çuar përpara shpejt.

SHBA-të do të donin të kishte marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ligjërisht  të detyrueshme të hapë rrugën e qartë për integrim evropian për Kosovën dhe Serbinë. Ky ka qenë qëllim i disa administratave amerikane, me marrëveshje reciproke. SHBA-ja e mbështet fuqishëm këtë proces.

Ne do t’i nxisim Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen seriozisht dhe t’i shtyjmë gjëra para sa më shpejt që është e mundshme”, tha Palmer në emisionin Desku në KTV, shkruan Express.

Ndërsa emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se kur Kosova të anëtarësohet në BE-ja, zëri i saj do të dëgjohet dhe do të respektohet.

“BE-ja punon si familje e shteteve që e respektojnë njëra-tjetrën dhe secili shtet pavarësisht sa i madh apo i vogël është, këtë nuk po e marrim në konsideratë, një ditë kur Kosova do të jetë anëtare e BE-së  edhe zëri i Kosovës do të dëgjohet dhe do të respektohet”, tha Lajçak.

Ndërsa shton se beson që Kosova do të anëtarësohet në BE, ndërsa thotë se kjo nuk mund të ndodh pa normalizimin e marrëdhënieve.

Ai thotë se po punojnë me të njëjtin drejtim me Palmer për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook