Kosovë
Palmer ose Montgomery, zëvendësojnë Grenellin

SHBA mes Matthew Palmer dhe Molly Montgomery për të Dërguar të Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi? Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të rikthehen në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me kapacitete të plota.
Shumë shpejt pritet që të emërohet i dërguari i posaçëm i Washingtonit për këto bisedime. Sipas disa burimeve diplomatike, në këtë pozitë pritet që të emërohet Matthew Palmer ose Molly Montgomery.
Palmer është i angazhuar në rajon si Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së dhe si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.Ndërkaq Montgomery së fundmi është emëruar në pozitën e Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, raporton Novosti.
Deri para zgjedhjeve për President të SHBA-së, pozitën e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi e ka mbajtur Richard Grenell./kkosova/tg/
