Lajme
Palmer i prerë: Kosova nuk është e gatshme të diskutojë për kufijtë
Ai ka shtuar se ka zona shumë më produktive për diskutim për gjetjen e një zgjidhjeje mes dy shteteve. Si shembull, ai ka marrë çështjen e personave të pagjetur.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin e tij të prerë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Palmer ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është diçka për të cilën Kosova nuk është e gatshme të angazhohet, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se ka zona shumë më produktive për diskutim për gjetjen e një zgjidhjeje mes dy shteteve. Si shembull, ai ka marrë çështjen e personave të pagjetur.
“Kur flasim për kufijtë dhe territoret, nuk e shoh si çështje ku Kosova është e gatshme të angazhohet dhe besoj se ka zona më produktive për diskutim në këtë pikë e që duhet të adresohen. Shembull, personat e zhdukur, një pikë rreth së cilës palët mund të arrijnë marrëveshje” , ka thënë Palmer për Blicin serb
Ndryshe, Palmer bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak qëndruan gjatë kësaj jave në Kosovë ku u takuan me krerët e shtetit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
