Rajon
Palmer dhe Lajcak vazhdojnë takimet me liderët serbë në Beograd
Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Pas vizitës në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të takohen sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Palmer deklaroi se nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i tij, aq më i vështirë do të jetë.
“Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të dyanshme. Kështu ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Palmer.
Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Palmer është shprehur se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.
“E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosova. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.
Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer u shpreh se nuk mendon se është në agjendë një gjë e tillë.
“Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”, ka përfunduar përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor , Mattheë Palmer.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
