Lajme
Pallaska: Kurti kryeministër më gjysme orari, që garon në zgjedhjet e një vendi fqinje
“Pasi që i siguroj vaksinat në Kosovë, kaloj rimëkëmbjen ekonomike, ai tash në kohën e lirë garon në zgjedhjet në Shqipëri”.

Avokati i njohur Dastid Pallaska e ka quajtur kryeministrin aktual, Albin Kurti, kryeministër me gjysme orari, ndërkohë që ka ironizuar me te, duke thënë se pasi që i siguroj vaksinat në Kosovë, kaloj rimëkëmbjen ekonomike, ai tash në kohën e lirë garon në zgjedhjet në Shqipëri.
Pallaska përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë së në të kaluarën jo të largët kemi pasur probleme me “super” zyrtarë shtetërorë që mbanin nga dy-tre poste e nuk kryenin asnjë punë.
“Tash kemi një Kryeministër që – pasi që i ka siguru vaksinat, e ka kalu në Kuvend programin e rimëkëmbjes ekonomike dhe i ka hapur vendit perspektivën evropiane – në kohë të lirë garon në zgjedhjet parlamentare të një vendi fqinjë”, ka shkruar ai. Ai postimin e tij e ka përfunduar duke e quajtur Kurtin “Kryeministër me gjysmë orari!!!”
