Lajme
Palestinezet dënojnë Kosovën

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ndërkohë që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe kanë raporte miqësore me Serbinë, palestinezët të hënën nuk nguruan dhe dënuan hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e cilësuar si “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, i bëri komentet një ditë pasi Kosova hapi zyrtarisht Ambasadën në Jerusalem, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli. Palestinezët synojnë ta kenë Jerusalemin lindor kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Turqia po ashtu e kritikoi hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Dhaifallah Ali Al-Fayez, tha se çdo veprim për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është “i pavlefshëm… dhe nuk ka asnjë efekt ligjor”, shkruan Evropa e Lirë.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të hënën se blloku “shpreh keqardhje për vendimin e Kosovës që të largohet nga qëndrimi i BE-së, lidhur me çështjen e Jerusalemit”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
