Lajme
Padia për gjenocid, luftimi i pandemisë dhe zhvillimi ekonomik, prioritetet programore të Qeverisë Kurti 2
Ai është zotuar se do të përmbyllin sistemin informativ shëndetësor dhe reformën e administratës publike. Ndërsa, Trepçën do e shndërrojnë në ndërmarrje fitimprurëse.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Menaxhimi i pandemisë i shkaktuar nga COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike, janë dy prioritet bazë të programit qeveritar, të cilin kabineti qeveritar ka miratuar të premten. Në programin qeverisës për vitet 2021-2025, ku thuhet së do të paditët Serbia në Gjykatë Ndërkombëtare, ministri Goran Rakiq ka abstenuar.
“Qeveria thekson të fokusohet në dy prioritete më urgjente. Menaxhimi i pandemisë i shkaktuar nga COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike. Jemi duke punuar dhe tashmë janë konfirmuar një numër solid i vaksinave. Jemi duke punuar që deri në fund të vitit të sigurojmë imunizimin e 60 për qind të popullatës. Zotimet tona për krijimin e bankës zhvillimore dhe fondit sovran do të bëhet gjatë mandatit tonë. Ne do të aplikojmë me kërkesën për Bashkim Evropian. Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme. Do të rishikojmë skemat e asistencës”, tha Kurti.
Ai është zotuar se do të përmbyllin sistemin informativ shëndetësor dhe reformën e administratës publike. Ndërsa, Trepçën do e shndërrojnë në ndërmarrje fitimprurëse.
“Deri në fund të mandatit do të ketë pesëfishim të inspektorëve të punës. Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në kartën e Adriatikut. Do të bëjmë dialog të barabartë me marrëveshje reciproke. Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë me Shqipërinë, do të përgatisim padinë për Serbinë në Gjykatë Ndërkombëtare. Do të bëjmë mbikëqyrje demokratike të FSK-së”, ka deklaruar ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar projektligjin për Agjencinë për Konfiskimin e Pasurisë, meqë siç tha ajo janë shfaqur disa pengesa.
E ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ka deklaruar se nuk e voton programin meqë nuk e ka pranuar me kohë materialin.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
