fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Pa sigurime shëndetësore në pandemi

Publikuar

Paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, janë disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit.

Të gjitha këto ilaçe kanë një kosto.

Çmimet e tyre sillen nga 0.50 euro deri në 50 euro. Trajtimi i sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, zgjat dy deri në tri javë, e në disa raste edhe më gjatë.

Por, pa sigurime shëndetësore, si po e tejkalojnë qytetarët në Kosovë infektimin me këtë virus?

L.K (emër i njohur për redaksinë), punon në një kompani private dhe nuk ka sigurim shëndetësor.

Ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se është prekur nga COVID-19 tre muaj më parë dhe se shpenzimet kanë qenë pothuajse të papërballueshme për xhepin e saj.

Shërimi nga COVID-19, thotë se i zgjati dy javë.

“I jam nënshtruar një terapie që kanë qenë shumë e shtrenjtë për xhepin e secilit qytetar të Kosovës, që jeton me një pagë. I gjithë trajtimi më ka kushtuar 1,100 euro.

Me pagën time ka qenë e pamundur t’i mbuloj të gjitha shpenzimet. Jam detyruar të huazoj para nga shoqet”, tregon ajo. Që prej 13 marsit të vitit 2020, Kosova ka regjistruar mbi 71 mijë raste me koronavirus.

Trajtimin e sëmundjes COVID-19, e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e sigurimeve shëndetësore, thotë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

“Mungesa e sigurimeve shëndetësore ka treguar se qytetarët nuk janë të mbrojtur nga rreziqet financiare që mund t’i kenë nëse kanë sëmundje dhe këtë më së miri e ka dëshmuar pandemia COVID-19, pasi shumë qytetarë janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse për t’u trajtuar nga sëmundja e COVID-19 dhe shteti nuk ka arritur t’i mbulojë këto”, tha Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se jo të gjithë qytetarët kanë mundur të marrin mjekimin e duhur, për shkak të pamundësisë për të paguar të gjitha medikamentet që u janë përshkruar nga mjekët.

“Disa pa ja dalin me 100 telashe, disa nuk po ja dalin fare. Njerëzit që jetojnë me më pak se 1 euro në ditë e kanë të pamundur të trajtohen nga kjo sëmundje”, thotë ai.

Kosova mbetet shteti më i varfër në rajon, duke luftuar me nivele të larta të varfërisë dhe papunësisë masive.

Vlerësohet se 18 për qind e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë me 45 euro në muaj dhe 5.1 për qind e popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme me nën 1.90 dollar amerikan në ditë.

Këto të dhëna janë të paraqitura në raportin e fundit të progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021