Sport
Pa bileta për ndeshjen me Ishujt, reagojnë “Plisat”: Kthehemi në ditët e vështira

Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Të besuarit e trajnerit Sylvinho tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.
Në stadiumin kombëtar pritet një festë e madhe nga tifozët kuqezinj, mirëpo ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë impiantit. I tillë është rasti i tifogrupit “Plisat”, të cilët së fundmi kanë reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se pavarësisht se ndjehen të përjashtuar nga festa, sërish do ta mbështesin gjithnjë kombëtaren.
Reagimi i Plisave:
