Lajme
Osmanin e Abdixhiku pajtohen që të bashkëveprojnë për interesa të shtetit
Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani dhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditen e se hënë kanë pasur një takim ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Takimi është konfirmuar nga presidentja Osmani dhe kryetari i LDK-së , Abdixhiku, përmes shkrimeve të ndara në profilet e tyre në Facebook.
Presidentja Osmani me këtë rast ka thënë së partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Ajo ka thënë së kryetarin e LDK-së e përgëzova për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ndërkohë kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka thënë së me presidenten Osmani, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë”, ka shkruar ai./tipografi/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
