fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Osmani: Të pagjeturit prioriteti numër një në dialogun me Serbinë

“Kosova i ka ende plagët e hapura, përderisa nuk ka drejtësi për të gjitha viktimat që në mënyrë aq mizore qoftë iu morë jeta, apo u morën peng nga Serbia e akoma janë të pagjetur, përderisa nuk ka drejtësi për ta është e vështirë të paramendohet paqja”

Publikuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e të pagjeturve duhet të jetë prioriteti numër një në dialogun me Serbinë. Sipas saj, të pagjeturit janë akoma plagë e hapur për Kosovën dhe dhimbje e madhe për të gjithë. Osmani tha se përderisa nuk ka drejtësi për të gjitha viktimat e luftës vështirë është të paramendohet paqja. Zbardhja e fatit të të pagjeturve sipas saj duhet të jenë angazhim i përditshëm për secilin.

“Kosova i ka ende plagët e hapura, përderisa nuk ka drejtësi për të gjitha viktimat që në mënyrë aq mizore qoftë iu morë jeta, apo u morën peng nga Serbia e akoma janë të pagjetur, përderisa nuk ka drejtësi për ta është e vështirë të paramendohet paqja”, ka thënë ajo.

Ajo tha se të pagjeturit të cilët u zhdukën me dhunë u morën peng me dhunë nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dhimbja jonë më e madhe, janë plaga akoma e hapur që krijojnë domosdoshmërinë që secili prej nesh ta kemi prioritetin më të lartë zbardhjen e fatit të tyre.

“Prandaj, jo vetëm që ky duhet të jetë prioriteti numër një ndërmjet dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, por në anën tjetër duhet të jetë angazhim i çdo ditshëm institucional i secilit prej neve. Sepse përtej politikës e kemi obligim moral dhe njerëzor, sepse përtej politikës Kosova nuk do të mund të ec përpara derisa i kemi edhe 1600 familje që çdo ditë e ndjejnë dhimbjen dhe mungesën e më të dashurve të tyre”, tha ajo.

Me një ceremoni shtetërore sot Vjosa Osmani mori edhe zyrtarisht detyrën si presidente e Kosovës. Ajo ka zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë ditës ku ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova pastaj ka vizituar edhe Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021