Kosovë
Osmani pret nga LDK që ta votoj për presidente

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ish nënkryetarja e LDK, tash deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka deklaruar të mërkurën se pret që ish kolegët e saj ta votojnë atë për presidente të Kosovës . Osmani, e cila ishte edhe bartëse e listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e 2019, deklaroj kështu pas takimit që pati me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me të cilin tha se bisedoj kryesisht për platformën se si synon ta drejtojë Presidencën e Kosovës.
“Ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësinë që ne detaje të flas për platformën presidenciale dhe mënyrën si do t’i qasem opozitës në të ardhmen kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë Osmani para medieve.
“Osmani tha se ishte bashkëpunim shumë kolegial me njerëz që kam bashkëpunuar në këto 20 vitet e fundit.
‘Pasi prezantova platformën, kreu i LDK-së dhe nënkryetari kërkuan që të rikthehen në organet e partisë dhe të diskutojnë në detaje për këto që i diskutuam sot. Pres mbështetje nga ish kolegët e mi dhe të të gjithë deputetëve në parlament”, tha ajo, duke shtuar se do të takohen edhe në ditët në vijim dhe të më njoftojnë për qëndrimin e tyre përfundimtar.
“Gjithçka shkoi në frymën pozitive. Është evidente që duhet t’i bëjmë përgatitjet shumë shpejt dhe pres që të rikthehemi në takim dhe ta sqarojmë se cili do të jetë qëndrimi i tyre”.
Osmani është shprehur se në këtë takim Abdixhiku nuk ka pasur kurrfarë kërkese për deputetët e “Listës Guxo”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
